Google search engine
Home Politike “Arkimed, ç’është ai shkrim?”, Sali Lushaj telefonon me urgjencë Stresin pasi uroi...

“Arkimed, ç’është ai shkrim?”, Sali Lushaj telefonon me urgjencë Stresin pasi uroi Agron Shehajn për garën (Zbardhet biseda)

0
331

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sheh si kryetar të vetëm në Partinë Demokratike Lulzim Bashën. Ai u detyrua ta bëjë këtë sqarim në rrjetet sociale pas një komenti që i bëri Agron Shehajt, ku i shkruante: “Të priftë e mbara”, duke ju referuar garës në PD.

Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën.

 “Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai shkrim që ke bërë për zotin Agron Shehaj. Unë e kam përkrah Agron Shehajn në zgjedhje. Unë të gjithë i kam shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se ne përkrahim Shehajn për kryetar. Ju them portaleve, ju lutem mos shpifni. Ju e dini fort mirë, se vetëm një kryetar ka PD, Lulzim Basha. Unë ju bë thirrje që ta votoni”, shkruan Stresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here