Google search engine
Home Politike Drejtesi KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash gjyqtarin Gerd Hoxha

KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash gjyqtarin Gerd Hoxha

0
351

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Kryesuesi i trupit gjykues të KPK-së, Olsi Komici deklaroi se konfirmimi në detyrë i Hoxhës është marrë me shumicë votash.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh.

Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here