Ngeci në Vetting, Gjykata e Strasburgut i jep lajmin e keq ish-gjyqtares së njohur

0
307

Ditën e sotme Gjykata e Strasburgut ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj që rasti i saj të ri-shqyrtohet nga Dhoma e Madhe prej 17 gjyqtarësh.

Në këto kushte, aktgjykimi i datës 9 shkurt 2021, ku nuk u gjet asnjë shkelje në rastin Xhoxhaj, nga sot është vendim përfundimtar në këtë çështje.

Rikujtojmë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh për herë të parë për procesin e vetting-ut në Shqipëri. Në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë, me shumicë votash, Dhoma prej 7 gjyqtarësh e GJEDNJ-së vendosi se nuk ka pasur shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në procesin e vetting-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here