Google search engine
Home Politike “Do të përshpejtohet përballja e peshqve të mëdhenj me drejtësinë”/ Ambasadori Soreca...

“Do të përshpejtohet përballja e peshqve të mëdhenj me drejtësinë”/ Ambasadori Soreca del me paralajmërimin ‘bombë’ për vendin tonë

0
238

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, paralajmëron se me fillimin e bisedimeve për anëtarësim do të përshpejtohet përballja e peshqve të mëdhenj në Shqipëri me drejtësinë.

“Është një çast i rëndësishëm, sepse kjo do ta lejojë Shqipërinë, domethënë agjencitë e BE-së, që të përshpejtojnë nivelin e ndërhyrjeve, por edhe mënyrat e ndërhyrjeve. Kështu që sa më shpejt që të fillojmë bisedat për anëtarësim, aq më shumë do ta godasim krimin e organizuar dhe pasuritë që janë krijuar në formë të jashtëligjshme. Kështu që unë shoh një përshpejtim të shpejtë pasi të fillojnë këto bisedime.”, tha Soreca.

Ambasadori Soreca foli edhe për rezultatet e para të konceptit “Ndiq paranë” që sipas tij po shënjon pikënisjen e luftës me krimin dhe pasuritë e jashtëligjshme.

“Ju ndoshta e mbani mend që në intervistën tonë të parë ne kemi folur për konceptin “Ndiq paranë”. Kjo gjë po ndodh tashmë. Besoj që ju i keni vënë re disa raste, edhe raste të një profili të lartë, ku sekuestrimi dhe konfiskimi i aseteve, i pasurisë që është arritur me origjinë të jashtëligjshme, po punohet, edhe SPAK-u edhe BKH-ja po punojnë edhe më shumë për këtë çështje. Prokurori i Përgjithshëm Olsion Çela ka instruktuar prokurorët që të përqendrohen te konfiskimi. Dhe siç e dini, ju e njihni edhe vetë, për mua kjo është pikënisja, pikënisja e luftës, e goditjes së krimit të organizuar dhe të pasurisë së jashtëligjshme. Pra, kjo po ndodh gjithnjë e më shumë, çdo ditë.”- tha Soreca në “Përballë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here