Vuçiç i kërkoi mos njohjen e Kosovës, reagon Greqia

0
261

Ministria e Jashtme e Greqisë, ka reaguar për herë të parë në lidhje me deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili disa ditë më pare i kërkoi Athinës zyrtare që të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Përmes një deklarate, është bërë e ditur  se pozicioni i Greqisë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshueshëm, pra nuk do të ketë njohje të pavarësisë.

Më tej, thuhet se vendi helen po bashkëpunon me Kosovën në fusha të ndryshme, por pa i përfshirë aspektet e lidhua me statusin e vendit.

“Siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshueshëm. “Njëkohësisht, është po aq e ditur se Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës, duke qenë vend pritës i një “Zyre të Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” që nga viti 2019 dhe punon me Kosovën për shtimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në këtë frymë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe lehtësimit të funksionimit të Zyrës, pa i përfshirë aspektet e lidhura me statusin, kjo zyrë është riemërtuar “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, z.Dendias, bëri një vizitë në Prishtinë tetorin e kaluar, duke i dhënë shtytje bashkëpunimit dypalësh, duke e vënë theksin në fushën ekonomike, përfshirë tregtinë dhe energjinë”, thuhet në përgjigje. Me qëllim të shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit, ishin vendosur pikat e kontaktit, më saktësisht zëvendësministri Fragoyannis dhe homologu i tij në atë kohë, zëvendësministri Brajshori, të cilët zhvilluan një telekonferencë. Si hap vijues, Forumi i Katërt Biznesor Greqi – Kosovë u mbajt më 20 prill në mënyrë virtuale për shkak të krizës shëndetësore’’, thuhet më tej në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here