Kuvendi fut në skaner administratën/ Verifikim për pjesëmarrjen e zyrtarëve në fushatën zgjedhore, zbardhet rezoluta

0
280

Kuvendi ka kërkuar të nisin hetimet për pjesëmarrje të administratës në zgjedhje. Më 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe pati shumë akuza për përfshirje të administrtës në fushatë. Kuvendi ka miratuar një rezolutë për Komisionerin e Shërbimit Civil, ku kërkohet që të bëhen hetime në këtë aspekt. “Në bashkëpunim me institucionet që punësojnë nëpunës civilë, të hartojë një raport të posaçëm me gjetjet nga monitorimi i sjelljes së nëpunësit civil gjatë periudhës zgjedhore për vitin 2021 dhe t’i vihet në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në rezolutë. Disa nga detyrat e tjera të lëna nga Kuvendi janë: Të hartojë një analizë të detajuar të shkaqeve për vakancat e paplotësuara në pozicionet e shërbimit civil, në institucionet e pavarura, administratën publike dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore; Të bëhen përpjekje, për vijimin e asistencës dhe këshillimit të njësive përgjegjëse të administrimit të shërbimit civil në nivel vendor, për zbatimin e ligjit gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të strukturave finale, hartimit dhe miratimit të përshkrimit të punës; Të ushtrojë mbikëqyrje konsistente ndaj institucioneve përgjegjëse të administratës publike, në lidhje me proceset e rekrutimit, ngritjes në detyrë dhe shkarkimit, me qëllim sigurimin e zbatimit korrekt të standardeve ligjore; Të vlerësohet impakti i punësimit të studentëve të ekselencës duke referuar numrin konkret të këtyre studentëve që janë aktualisht pjesë e shërbimit civil; Të hartojë një raport vlerësimi mbi impaktet e zbatimit të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, që nga miratimi i tij, duke evidentuar arritjet dhe aspekte të ligjit të cilat duhen përmirësuar nëpërmjet ndryshimeve. “Të përditësojë dhe pasurojë me informacion rubrikat në faqen zyrtare të KMSHC, për të siguruar transparencë dhe për të informuar në vazhdimësi përfituesit e informacionit. Të angazhohet në zbatimin në terma konkrete të marrëveshjes midis KMSHC dhe KLSH në të gjitha pikat e saj, duke koordinuar gjetjet nga auditimi dhe inspektimi, me qëllim mbulimin me kontroll të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor”, thuhet në rezolutë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here