Google search engine
Home Politike ‘Sfiloi’ në zyrën e kreut të Gjykatës dhe nxori VIDEO në ‘TikTok’/...

‘Sfiloi’ në zyrën e kreut të Gjykatës dhe nxori VIDEO në ‘TikTok’/ Reagon e revoltuar ‘flakë për flakë’ Etilda Gjonaj dhe paralajmëron: Ja çfarë i kam kërkuar KLGJ që prej dhjetorit të 2019 për këtë gjyqtare

0
248

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar menjëherë pasi kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka publikimit disa videove ku ajo shihet duke sfiluar nga gjykata apo duke lëvizur me makina të shtrenjta.

“Qysh prej dhjetorit 2019 i kam kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për Kapedanin.Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit. Uroj të merret vednimi i duhur dhe të hetohet pasuria e kësaj gjyqtarje”, u shpreh Gjonaj.

Postimi i Etilda Gjonajt:

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here