“Po pres varkën”/ Zhdukja e shefit të anti-drogës, dalin në dritë të tjera detaje, zbulohet biseda e fundit që ai ka bërë nga Shkodra me një të afërm

0
185

Janë zbardhur detaje të reja nga zhdukja e shefit të anti-drogës në policinë e kufirit të Malit të Zi, Rudolf Elezoviç i cili humbi gjurmët në datë 27 Maj dhe prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij.

Sipas telefonit celular sinjali i fundit rezulton në një zonë mes fshatit Pentar në Shqipëri dhe Fraskanjel në Mal te Zi që ndahen nga lumi Buna.

Rudolf Elezoviç kohët e fundit kishte kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në bazë edhe të marrëveshjeve dy palëshe për hetime të ngjarjeve të ndryshme. Kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 Majit.

Mësohet se Rudolf Elezoviç i ka thënë të afërmit të tij se “po pres një person që të vijë të më marrë me varkë dhe të më transportojë në anën tjetër të Malit të Zi”.

Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here