Google search engine
Home Politike Drejtesi ILD nisi me urgjencë hetimin ndaj saj, reagon ‘flakë për flakë’ kryetarja...

ILD nisi me urgjencë hetimin ndaj saj, reagon ‘flakë për flakë’ kryetarja e Gjykatës së Elbasanit dhe befason me atë që thotë: Nuk e di kush i ka shpërndarë videot

0
239

Me kërkesë të Artur Metanit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur dot hetimin disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok”.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

Ndërkohë, gjyqtarja Kapllani ka reagur për A2, ku është shprehur se nuk ka asnjë përgjigje lidhur me nisjen e hetimeve nga ILD, ndërsa theksoi se nuk e di se kush i ka shpërndarë videot. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedanit.

‘Janë skenare për të përbaltur figurën time. Nuk kam koment. Unë nuk kam rrjet social Tik Tok. Shpërndarja e tyre është bërë e qëllimshme’

Në disa portale janë shpërndarë disa video, ku Enkeleda Kapedani shfaqej duke “sfiluar” në zyrë, ndërsa në disa të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here