Pas arrestimit të Florenc Çapjas në Dubai, Prokuroria e Posaçme e SPAK është vënë menjëherë në lëvizje, ku ka paraqitur kërkesën e menjëhershme pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Florenc Çapjas.
Florenc Çapja është zbuluar nga policia vendase pasi ka aplikuar në zyren e migracionit për të përfituar statusin e azilantit.
Ai u largua në 16 mars 2021 nga Rinasi në drejtim te Stambollit dhe më pas në Dubai.
Florenc Çapja pretendon se hetimi kundër tij është një inskenim politik.
Çapja ka paraqitur dokumenta se është hetuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe është shpallur i pafajshëm në vitin 2012 në Elbasan.
Sipas Çapjas, ditën dhe orën që ka ndodhur vrasja ai ka qenë në Gjermani.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi ka deklaruar se Florenc dhe Ardian Çapjan, dy njerëzit kryesorë të grupit Çapja, kanë paguar 50 mijë euro Bardhin dhe Olsi Lekun për vrasjen e babë e bir.







































