Policia ka bërë publike detajet nga operacioni që po zhvillohet sot në Nikël nga forcat RENEA, FNSH dhe Guarda di Finanza.
Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.
Në fokus të këtij operacioni është goditja e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Bëhet me dije se deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat, teksa mësohet se janë gjetur kubike e fidanë kanabisë.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të canabisit janë duke zhvilluar operacion për kontrollin e territorit në zonën e Niklës, si dhe në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara.
Në operacion marrin pjesë Forcat Renea, FNSh e Tiranës, FNSh Fier dhe Policia e Durrësit.
Në drejtim të operacionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Loka.
Kontrolli pas monitorimeve me drone nga Policia e Shtetit dhe nga ajëri nga GDF.
Jane shoqeruar 10 persona, jane evidentuar kubike e fidane.









































