Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se është liruar nga burgu nipi i deputet të PS-së, Rrahman Rrajës, Ramazan Rraja. Ai është liruar nga burgu me vendim të gjykatës belge një ditë më parë.
- “Dje gjykata belge ka vendosur që Ramazan Rraja nuk është pjesë e këtij grupi. Nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje. Është liruar dje nga gjykata në Bruksel.
Nuk janë gjetur prova që ky është pjesë e këtij grupi kriminal. Në Belgjikë kjo është çështje në hetim. Një shtetas lituanes është vrarë me porosi të mafies ruse. Ne marrim një rast atje dhe e përdorim në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.
Rramazan Rraja u arrestua në Belgjikë së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja, si pjesë e një grupi që trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Gjermanisë përmes konteinerëve me banane. Hetimi kishte nisur në vitin 2017, përmes gjurmimit nga Policia Gjermane të kutive me banane.







































