Google search engine
Home Politike Drejtesi Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara? Arben Kraja bën publike informacionet e rëndësishme

Ku përfundojnë pasuritë e sekuestruara? Arben Kraja bën publike informacionet e rëndësishme

0
238

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vitin 2020.

Kraja tha se kanë arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kanë dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kanë marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit.

Kraja u shpreh se kanë dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim.

“SPAK  ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi.

SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”, tha Kraja.

Në fjalën e tij, Kraja foli u shprehur se shitja e pasurive të sekuestruara është e vështirë pasi kanë qenë në pronësi të personazheve të njohur të botës së krimit.

“Ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim etj. Ka problematika. Janë prona të personazheve të njohur botës së krimit, nuk është kollaj t’i nxjerrësh në shitje dhe të marrësh të ardhura prej tyre. Vende të tjera i kanë shembur. Por nuk na takon ne si prokurori se çfarë do të bëhet me pronat e sekuestruara,”-tha Kraja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here