Google search engine
Home Politike Krisen keq marrëdhëniet/ Deputeti i PS-së sulmon hapur Dritan Lelin: Kryebashkiak që...

Krisen keq marrëdhëniet/ Deputeti i PS-së sulmon hapur Dritan Lelin: Kryebashkiak që vjen vërdallë si turist dhe ndërron kostumet përditë

0
281

Pas marrëdhënies së tensionuar që ka me PS-së, ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit ka ardhur një reagim i fortë nga deputeti i ri socialist Ilir Metaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Metaj akuzon kryebashkiakun Leli se nuk po bën asnjë punë për sezonin e ri turistik.

“Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë, problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij”, shkruan deputeti i ri PS-së, Metaj.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes

Këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës. Më saktë duhet thënë Lëndina e re. Sepse plazhi i bukur me rërë (investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më. Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.

Them të paktën plazhet, sepse radha e punëve të mos bëra është e gjatë. Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë. Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë,,problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret! Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin! Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here