Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, ka dhënë të tjera detaje për ngjarjen
Ai u shpreh se drejtësi do të ketë vetëm kur në bankën e të akuzuarve të shkojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Unë jam shumë skeptik për hetimet për 21 janarin. Nëse drejtësia do ta ketë me seriozitet, atëhere pres që t’i dalë në fund dhe të shkojnë në bankën e të akuzuarve dy shkaktarët e vërtetë të 21 janarit, Sali Berisha dhe Presidenti aktual Ilir Meta. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia. Nëse këta nuk do të jenë të akuzuar, është e kotë”, tha ai për Report Tv.