Google search engine
Home Sport Vilareal shkruan historinë/ Fiton Europa League duke mundur pas 120 minutash lojë...

Vilareal shkruan historinë/ Fiton Europa League duke mundur pas 120 minutash lojë dhe 22 penalltish Mançester Junajtid

0
251

Anglezët e nisën favoritë, por ishin spanjollët që trefuan saktësi në veprimet e tyre, saktësi që u shpreh mjaft qartë sidomos në 11 gola nga 11 gjuajtje të penalltive

Në stadiumin e Gdanskit në Poloni, u luajt të mërkurën finalja e parë e madhe e UEFA-s, konkretisht finalja e Europa League, midis Vilarealit dhe Mançester Junajtid, fituar me penallti pas 120 minutash loje nga spanjollët. Një sukses historik ky për ekipin e Vilarealit, ndërkohë që koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Mançester Junajtid e nisi finale e mbrëmshme në Europa League si favorit, nisur jo vetëm nga kualiteti që disponon, por edhe eksperienca e madhe që ka në garat ndërkombëtare. 20 minutat e para anglezët e dominuan ndeshjen, jo vetëm në kontrollin e topit, por edhe në nivelin e aksioneve të rrezikshme për gol. Sidomos dominues ishte Junajtid në pasat e kompletuara dhe në numrin total të aksioneve syulmuese me rrëzikshmëri të lartë, pothuajse sa dyfishi i skuadrës kundërshtare. Por në futboll vlen rezultati e asgjë tjetër dhe golin i pari e shënoi Vilareali. Në minutën e 29-të Parejo pasoi bukur nga gpoditja e dënimit për Morenon dhe ai në pozicion të favorshëm, i zbuluar nga muri i mbrojtjes dhe në pozicion diagonal, gjuajti saktë duke e dërguar topin pas shpinës së portierit të skuadrës angleze dhe duke zhbllokuar kështu shifrat në favor të ekipit spanjoll.  Junajtid u kap në befasi dhe i duhej të reflektonte, për këtë shpenzoi shumë energji që ta kthente rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë, por kjo u bë gati e pamundur për shkak të efikasitetit difensiv të Vilarealit, i cili në këtë sezon të Ligës së Europës është shquar vecanërisht për lojën e tij racionale në të dy fazat e lojës, si në atë mbrojtëse ashtu dhe në atë sulmuese. Një skuadër me lojë precize që maksimizon objektivin e saj brenda kapaciteteve që disponon dhe ia doli për mrekulli edhe në këtë finale, të paktën në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Junajtid e thelloi dominimin e parametrave sportivë, kryesisht qarkullimin e topit dhe natyrisht aksionet sulmuese, që këtë herrë i trefishoi. Rriti presionin në vijën e parë dhe bëri përpjekje kolosale për të barazuar shifrat, duke ia dalë në minutën e 55-të, me anë të sulmuesit me përvojë, Edinson Kavani, i cili u asistua nga MekTominej. Duhet thënë se loja u bë shumë e bukur deri në minutën e fundit, por rezultati nuk ndryshoi. Madje rezultati nuk ndryshoi as pas 30 minuta lojë shtesë. Për pasojë u gjuajtën penalltitë dhe u deshën të ekzekutohen plot 22 të tilla që kjo mbrëmje të prodhonte një fitues. Në fund, me rezultatin 11-10 të penalltive, Vilareal fitoi Ligën e Europës. Për Junajtid, ai që e humbi penalltinë e fundit ishte portieri David De Gea.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here