Gazetari Artan Hoxha tregoi se si e pa ai ditën e protestave më 21 janar ku humbën jetën 4 persona. Hoxha tha se 4 protestuesit që humbën jetën, nuk u qëlluan nga Garda, por nga Komandanti i Gardës dhe Shefi i Shtabit të njësisë speciale.
“Në 21 janar ngjarja ndodhi para shumë kamerave. Ne ishim pranë Kullave Binjake. Tek ai restorant ku unë isha vendosur, nuk kisha qenë asnjëherë. Duke qenë se aty vinin deputetë dhe politikanë, kisha përshtypjen që nuk duhet të shkoja. Aty atë ditë kam shkuar vetëm për shkak të fushë pamjes nga ballkoni. Ne u futëm brenda sepse u bë e pamundur që jashtë të duroje gazin lotsjellës. Në lartësitë e dy Kullave ka qenë punonjës të Shërbimit Informativ, të cilët kanë parë disa kamera tonat të vendosura aty dhe nga ai moment kanë filluar të hedhin gaz lotsjellës nga sipër. Ky lloj bëhej i padurueshëm. Unë atë ditë nuk kisha asnjë detyrë, dola me një kamer dore dhe një kamer të fshehtë për të mbledhur pamje për emisionin që kisha. E dija që do të kishte një përplasje. Edhe për shkak të atmosferës. Protesta ishte ditën e premte dhe diku nga e mërkura dëgjova një bisedë të një deputeti të PS me një anëtar të stafit të vet. Deputeti në bisedë i tha : për të premten dua 2 autobusë, më i madhi të mos i ketë 30-vjeç. Kjo do të thotë që do të kishe një përplasje, për të shfryrë për gjithë bullizmin që kryeministri i asaj kohe ushtronte mbi popullin. Në seancën e fundit para 21 janarit, Berisha ka thënë: ju jeni këlysh të rrahur, nuk kafshoni dot. Kështu kishte ardhur ora të tregonin se nuk ishte kështu.
Unë atë ditë nuk kisha asnjë detyrë, dola me një kamer dore dhe një kamer të fshehtë për të mbledhur pamje për emisionin që kisha. E dija që do të kishte një përplasje. Edhe për shkak të atmosferës. Protesta ishte ditën e premte dhe diku nga e mërkura dëgjova një bisedë të një deputeti të PS me një anëtar të stafit të vet. Deputeti në bisedë i tha : për të premten dua 2 autobusë, më i madhi të mos i ketë 30-vjeç. Kjo do të thotë që do të kishe një përplasje, për të shfryrë për gjithë bullizmin që kryeministri i asaj kohe ushtronte mbi popullin. Në seancën e fundit para 21 janarit, Berisha ka thënë: ju jeni këlysh të rrahur, nuk kafshoni dot. Kështu kishte ardhur ora të tregonin se nuk ishte kështu.
Protestuesit nuk kishin ndërmend të hynin në kryeministri. Demonstruesit hipnin mbi gardhin e kryeministrisë dhe i kthenin shpinën. Në malësi shprehja është burri vritet nuk koritet. Dhe protestuesit po i bënin këtë gjë: po e turpëronin. Sepse po i tregonin që ai nuk ishte zot as i bulevardit, as i këtij vendi. Protestuesit ia morën bulevardit sa herë deshën. Nëse sot nuk do të kishim 4 të vrarët, për mua Berisha mund të garantonte mandatin e tretë.
Momenti kur janë bërë qitjet është shumë i shkurtër. Koha ka qenë e menjëhershme. U qëllua njëkohësisht. Vrasjet nuk i bënë ushtarët e gardës, por ka qëlluar Komandanti i Gardës dhe Shefi i Shtabit të njësisë speciale. Dy nga personat më të rëndësishëm dhe të përgatitur për të përballuar situate të tilla. Qitja është bërë në të njëjtin moment. Viktimat e 21 janarit, nuk janë bllok në një vend, por të përhapur. Është gjuajtura në disa pozicione. Ata kanë zgjedhur distancën, hapësirën ku do të qëllojnë dhe kanë hapur zjarr në një kënd rreth 130 gradë, pa llogaritur ku do të qëllojnë. Ata nuk i kanë përzgjedhur viktimat. Ata kanë përzgjedhur pozicionin ku ata ishin”, tha Hoxha në dritare Tv.








































