Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano, ka komentuar raportin Moneyval dhe negociatat për Shqipërinë.
Shano, shpreson që të ketë një drejtësi të ngritur për shkak të insistimit të SHBA, teksa shton se ngelet për t’u parë nëse këto institucione do të bëjnë drejtësi.
Ai thekson se të gjitha raportet që janë bërë në vendin tonë tregojnë se qeveria i ka hyrë në hak qytetarëve shqiptar.
“Përsa i përket drejtësisë, shpresoj të kemi një drejtësi në këmbë për shkak të insistimit të SHBA se sa për shkak të vullnetit të qeverisë aktuale. Do jetë insistimi i SHBA që do bëjë Shqipërinë me institucione drejtësie të ngritura, dhe a do të japin drejtësi këto institucione, kjo ngelet për t’u parë. Një shtet që është në mes të Europës dhe nuk ka drejtësi funksionale e që prej 5 vitesh. Të gjitha raportet tregojnë se kjo qeveri i ka hyrë në hak qytetarit shqiptar. Kjo qeveri duhet të korrigjohet fort.”
Teksa ka folur në lidhje me hapjen e negociatave, shprehet se ka shumë punë për t’u bërë pasi 15 kushtet që janë vendosur për t’u zbatuar janë të vështira. Shano thekson se PD duhet të bashkëpunojë me qeverinë në plotësimin e këtyre pikave, pasi sipas tij kjo e fundit u detyrohet shqiptarëve.
“Hapja e negociatave nuk do të thotë asgjë në vetvete, por me nevojën që kemi ne për të miratuar ato 15 pikat që janë miratuar si asnjëherë më parë, dhe po ti marrësh ti lexosh ato është ta marrësh ta bësh Shqipërinë nga e para. Pra kjo qeveri në mandatin e tretë është e detyruar të merret me ato 15 pika sepse nuk ka ku e luan bishtin. Unë kërkoj dhe nxisë fort është që PD të japë një bashkëpunim pa kushte në përsa I përket këtyre pikave.
I detyrohen shqiptarëve, i detyrohen atyre personave që kanë hedhur votën për PD. Integrimi Evropian është në të mirë të çdo shqiptari. Integrimim Evropian do e udhëheq ajo parti që është në qeveri, ne duhet të japim mbështetjen tonë.”, tha Shano.









































