Google search engine
Home Politike Lëvizje urgjente për ‘21 Janarin’/ Prokuroria merr vendimin, rihapen hetimet për vrasjen...

Lëvizje urgjente për ‘21 Janarin’/ Prokuroria merr vendimin, rihapen hetimet për vrasjen e bujshme

0
299

Rihapen hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në 21 Janar të 2011.

Sapo është bërë pulbik vendimi i marrë nga Prokuroria e Tiranës për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin. Do të hetohet vetëm vrasja e Aleksa Nikës që mbeti pa autor dhe plagosja e dy personave të tjerë.

Nuk u provua se nga cila armë u qëllua Aleksa Nika që mbeti i vrarë në sheshin para kryeministrisë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011. Hetimet do të kryhen nga 3 prokurorë.

Aleks Nika është një nga 4 viktimat e protestës së 21 janarit të thirrur nga Partia Socialiste që ishte në opozitë në atë kohë. Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë.

Katër persona u vranë gjatë protestës së 21 janarit. I pari që ka humbur jetën ka qenë Hekuran Deda, i cili është qëlluar ndërsa ndodhej në një tavolinë të vendosur nga kameramanët në anën e bulevardit, përpara Piramidës. Pas tij është qëlluar Ziver Veizi, i vrarë në vijë diagonale me Kryeministrinë, para portës së hekurt të këtij institucioni. Viktima e tretë është Faik Myrtaj, nga Fieri, i vrarë në hyrje të rrugicës mes Kullave dhe Gjykatës Kushtetuese. Aleks Nika u plagos rëndë me plumb në kokë para selisë së Kryesisë së Kuvendit dhe gjeti vdekjen dy javë më pas në Turqi.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here