Google search engine
Home Politike “BE ka marrë peng Kosovën”/Rama kritika ministrit gjerman: Pse të paguajnë teste...

“BE ka marrë peng Kosovën”/Rama kritika ministrit gjerman: Pse të paguajnë teste Covid për të lëvizur në Europë ata që kanë bërë vaksina Sinovac dhe Sputnik V

0
348

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe njëherë kritikat kundër BE-së, teksa fliste në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me Ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth.Ad by Valueimpression

Rama e quajti të pavend moslejimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve që kanë bërë vaksinat Sinovac apo Sputnik V, duke shtuar se nuk ka arsye që këta qytetarë të paguajnë teste Covid për të lëvizur në BE.

Por Kryeministri Rama nuk la pa folur edhe për Kosovën. Sipas Ramës, BE po e mban peng Kosovën me mosliberalizimin e vizave.Ad by Valueimpression

“A ka sinjal që do ndahen njerëzit e këtij kontinenti në dy kategori sipas firmës së vaksinës? Ka edhe nuk ka. Po më mirë ti dalim para tani, sesa kur të ketë sinjal të plotë se do jetë më e vështirë. Kemi detyrë të themi të drejtat pa asnjë kompleks. Se nuk është njësoj kur vjen fjala tek vendimi i KE sa i përket një vendimi që ka të bëjë me hyrjen në shtëpinë e BE dhe kur vjen fjala tek një e drejtë bazike. Lëvizja e shqiptarëve të Shqipërisë nuk mund të fragmentohet. Ju folët për pengje. BE është tempulli i demokracisë dhe politikës. Politika është shah, në shah ka pengje. BE nuk duhet të marrë peng asnjë për shkak të firmës që ka bërë vaksinën. Nuk janë shqiptarët e Shqipërisë, janë serbët, boshnjakët etj. BE e ka marrë peng Kosovën. Peng është edhe Kosova. Një nga figurat ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Një nga figurat e shahut thotë jo. E turpshme por “ok”. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë pandemisë mbasi u lamë vetëm. Njësoj si të tjerët. Kishin hallin e tyre. Kush ishte dhe kush është objektivi? Të shpëtojmë jetë dhe jo të mendojmë që po shpëtuam gjysmë milioni jetë me vaksinën kineze dhe Europa do të thotë “jo”. Ne do bëjmë punën tonë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here