Google search engine
Home Aktualitet Rikthehet çështja e bujshme! Dalin në dritë të tjera përgjime, zbulohet lidhja...

Rikthehet çështja e bujshme! Dalin në dritë të tjera përgjime, zbulohet lidhja e Moisi Habilajt me djalin e një personazhi të njohur të botës së krimit, ja çfarë shkruajnë mediat italiane

0
283

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aktivitetin e Moisi Habilajt në Itali. Mediat italiane këtë të mërkurë kanë publikuar një përgjim të regjistruar brenda një makine BMË X3 në 9 prill të 2019.

Sipas artikullit bëhet me dije se brenda makinës ndodheshin tre persona mes të cilëve dy trafikantë shqiptarë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania.

Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.

Ndërkohë në bazë të hetimve thuhet se miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here