Google search engine
Home Sport Qetësi para furtunës, kriza financiare godet Kukësin, lojtarët e papaguar po planifikojnë...

Qetësi para furtunës, kriza financiare godet Kukësin, lojtarët e papaguar po planifikojnë protestë

0
318

Kukësi llogaritej në fillim të sezonit si një prej skuadrave pretendente për titull, nisur jo vetëm nga bardhama e lojtareve që trashëgonte nga edicionet e shkuara, por edhe mjaft transferimeve cilësore që bëri në merkaton e verë sdhe atë të dimrit. Por edhe pse bëri blerje cilësore, Kukësi zhgënjeu tërësisht, duke qenë një prej skuadrave që nuk realizoi asnjë objektiv këtë edicion, madje mbeti edhe jashtë Europa League, sepse nuk u rendit në pjesën e sipërme të tabelës. Si kurrë më parë në këto 10 vjetët e fundit, Kukësi rrezikoi të binte në zonën e fundtabelës, diçka që nuk mendohej me këtë skuadër për vite me radhë ku shfaqte cilësi dhe natyrisht një konkurrim me dinjitet për trofe. Por Kukësi i këtij sezoni është në krizë të plotë financiare dhe së fundmi mësohet nga mediat se skuadra ka disa muaj pa u paguar dhe në gjirin e grupit ka pasur revoltë, një rebelim që mund të sjellë edhe protesta të hapura. Si të mos mjaftonte kjo edhe Nderim Nexhipi nuk është parë më afër skuadrës në stërvitje, madje me shumë gjasa mund edhe që të jetë larguar duke qenë se është marrë edhe me merkaton, e natyrisht që ka edhe ai përgjegjësitë e veta në këtë ecuri jot ë mirë të skuadrës. Edhe më herët drejtori ka paraqitur dorëheqjen, por…. Me mbarimin e Superligës, duket se Kukësi do ketë një “shkrirje” me shumë lojtarë që pritet të largohen. Shumë prej tyre kanë bërë gati dosjet për të kërkuar pagat e padhëna nga klubi në FSHF. Ndaj edhe trajneri Mirel Josa ka menduar që të bëjë zgjidhjen menjëherë nisur edhe nga ngjarjet më të fundit. Në sfidën e fundit me krutanët, Josa pritet që të ketë në gjirin e skuadrës shumë nga lojtarët e ekipit U-21, që janë të rinj premtues

4 muaj pa rroga, situata tek Kukësi është shpërthyese

Klubi i Kukësit po përjeton sezonin më negativ që kur ka mbërritur 10 vite më parë në Kategorinë Superiore. Verilindorët, përtej dështimit në arritjen e kualifikimit në Europë apo për t’u bërë pjesë e luftës për trofe, po vuajnë sidomos një situatë jashtë fushës së lojës që mund të ketë pasoja shumë të rënda. Një nga problemet më të mëdha për Kukësin, si rrallëherë më parë në edicionet e mëparshme, ka qenë mospagesa në kohë e detyrimeve financiare. Mungesa e rezultateve ka sjellë vonesa të pazakonta për Kukësin, duke shtyrë lojtarët që të bojkotojnë stërvitjen dy muaj më parë. Asokohe, ata morën garancinë se gjithçka do të qartësohej, por situata është përsëritur sot. Lojtarët kanë refuzuar të dalin në stërvitje pa u sqaruar nga drejtuesit çështja e pagesave të prapambetura të cilat tashëm kanë kaluar çdo lloj vonese që në kampionatin shqiptar mund të cilësohet “normale”. VIP Sport mëson se lojtarët e Kukësit kanë që nga muaji janar pa u paguar dhe kërkojnë që të shlyhen këto detyrime para se të kthehen në fushë për stërvitje, apo edhe për vetë ndeshjen që mbyll sezonin ndaj Kastriotit. Një situatë e pazakontë në një edicion të pazakontë për Kukësin, i cili brenda pak muajsh duket se po shkatërron imazhin e mirë që kishte krijuar në futbollin shqiptar.

Djali i Gjicit përplaset me futbollistin LImaj

Situata është ndezur më keq pasi klubi nga ana tjetër thekson se ka pasur gjoba për shkak se lojtarët nuk kanë realizuar asnjë objektiv sezonal, ndonëse ekipi është ndërtuar me synime madhore për të fituar titullin dhe Kupën apo shkuar në Kupat e Europës. Mirëpo lojtarët nuk kanë realizuar asnjë nga synimet madhore që kanë verilindorët. Si rrjedhojë ka pasur edhe ngritje nervash, madje Vesel Limaj në një moment sqarimi ka pasur edhe një sherr me djalin e presidentit të nderit Safet Gjici, aq sa situate ka agravuar dhe është dashur ndërhyrja e lojtarëve që të tjerë që situata të qetësohet. Madje, nuk është hera e parë që Vesel Limaj ka pasur moment tensioni në skuadër, ka ndodhur edhe më parë që mesfushori të ketë pretendime, madje që nga sezoni i shkuar. Limajt i përfundon kontrata dhe do të largohet, ndërkohë që kujtojmë që Vesel Limaj është larguar me probleme edhe nga Bylisi para katër sezoneve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here