Google search engine
Home Politike “Piva raki”/Kim viziton për herë të parë Bajram Currin, mbetet e mahnitur,...

“Piva raki”/Kim viziton për herë të parë Bajram Currin, mbetet e mahnitur, ja si e përshkruan udhëtimin saj

0
380

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizitoi sot për herë të parë Bajram Currin. Ambasadorja postoi disa foto nga vizita në këtë qytet ndërsa shprehet e mahnitur nga pritja që i bënë.

Kim shkoi në Bajram Curr me disa studentë, ku shijoji edhe rakinë e këtij qyteti bashkë me miqtë e saj, kërcimin e ansamblit Dardania dhe shumë gjëra të tjera.

“Është e vërtetë ajo që thonë për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtet fisnikë. E vizitova Bajram Currin me studentë që po marrin pjesë në “English Empoëers All Tropojans”. Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë që po promovojnë turizmin në vendet malore të Shqipërisë. E përfundova vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, i cili kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit njerëzve të Bajram Currit për pritjen e ngrohtë në udhëtimin tim të parë që nuk do të jetë e fundit. Shihemi së shpejti!”, shkroi Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here