Google search engine
Home Politike Drejtesi Olsian Çela fut në skaner 7 prokurori/ Hapen dosjet e hetimeve që...

Olsian Çela fut në skaner 7 prokurori/ Hapen dosjet e hetimeve që prej marsit të 2020, kontroll edhe punës së drejtuesve

0
415

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka futur në skaner 7 prokurori. Përmes një letre drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Çela ka kërkuar inspektim për periudhën mars 2020-mars 2021. Në letrën drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, kërkon inspektime tematike në prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër dhe Vlorë. “Në vijim të kërkesës së paraqitur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në lidhje me kryerjen e inspektimeve tematike, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në zbatim të ligjit “Për organizimin e funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” si dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit me ILD “Për kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike dhe për shkelje individuale të magjistratëve/prokurorë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në 7 prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën Mars 2020 – Mars 2021”, thuhet në kërkesë. Sipas tij, inspektimi për këto prokurori në vend kërkohet pasi janë konstatuar probleme gjatë vitit që lamë pas. Po ashtu, inspektimi në këto 7 prokurori në vend kërkohet edhe lidhur me përmbushjen e kompetencave nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. “Prokurori i Përgjithshëm, në ushtrim të funksioneve ligjore që lidhen me mbikëqyrjen nga ai të zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme, nisur nga probleme të konstatuara gjatë vitit të kaluar në këtë drejtim, si dhe në kuadër të kujdesjes për ushtrimin e kompetencave ligjore dhe kushtetuese të prokurorisë, duke vlerësuar si çështje prioritare ato që lidhen me garantimin e pavarësisë së prokurorëve si dhe llogaridhënien e drejtuesve dhe prokurorëve, i kërkon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë kryerjen e inspektimeve tematike në 7 prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë me objekt masat administrative dhe procedurale të marra për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm”, thuhet në letër.

Inspektime për punën e drejtuesve

Sipas letrës që Prokurori i Përgjithshëm i ka dërguar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, inspektimet kanë të bëjnë me punën e drejtuesve, transparencën, luftën kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimin e pasurive të bëra nga veprimtaritë kriminale. Po ashtu, nga ana e Kryeprokurorit është kërkuar inspektim sa i përket luftës kundër kriminalitetit për vitin 2020 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2020. Në kërkesë Çela kërkon inspektim me objekt masat administrative dhe procedurale të marra për zbatimin e udhëzimeve dhe urdhrave të Prokurorit të Përgjithshëm si më poshtë: “Udhëzim i Përgjithshëm “Për shpërndarjen e çështjeve në prokurori”, për hedhjen e shortit elektronik; udhëzimi i përgjithshëm “Mbi rregullimin e marrëdhënieve mes prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë, informimin, transparencën dhe garantimin e pavarësisë në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm”, i ndryshuar; udhëzimi i përgjithshëm “Për rritjen e efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave, krimit financiar, financimit të terrorizmit dhe në hetimet pasurore për sekuestrimin/konfiskimin e aseteve/pasurive produkt i veprimtarisë kriminale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here