Në qarkun e Durrësit ka filluar sot rinumërimi i 108 kutive. Në këtë qark, LSI nuk mori dot mandatin për vetëm 136 vota, duke bërë që t’i kalonte partisë Socialiste.
Mësohet se deri më tani janë numëruar 40 nga 108 kutitë e përcaktuara, ndërsa janë në proces edhe 8 të tjera. Përsa i përket numrit të votave, raportohet se LSI ka arritur të rikuperojë në total 3 vota.
KAS ka nisur procesin e rinumërimit dhe brenda sallës së saj janë ngritur 8 grupe rinumërimi.
Rinumërim KAS vendosi edhe për 114 kuti të Beratit, ku LSI rikuperoi gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t’i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregoi se proporcioni ishte i papërfillshëm.









































