Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit në qarkun e Durrësit.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Salianji, u shpreh se është dakort për hapjen e kutive pasi PS nuk do që mandati i 8-të i fituar në zgjedhje të mbetet në dyshim.
Pjesë nga diksutimi në mbledhje
Eridian Salianji: Që mandati i tetë të mos ngelet i dyshuar, ne jemi dakort që kutitë të hapen dhe votat të rinumërohen, sepse jemi të bindur që rezultati nuk do të ndryshojë.
Koli Bele, drejtuesi i seancës: Nisur nga analogjia e këtij rasti me rastin e Beratit dhe dakordësia e palëve, KAS vendos të pranojë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e 108 kutive të votimit.









































