Google search engine
Home Sport Ilir Daja ironizon FSHF-në: Partizani po lufton me mullinjtë e erës

Ilir Daja ironizon FSHF-në: Partizani po lufton me mullinjtë e erës

0
228

Trajneri i Partizanit Ilir Daja ka akuzuar sërish gjyqtarët, madje këtë herë duke ironizuar edhe me FSHF-në, pasi përdori një fjali shumë domethënëse nga vepra e Servantesit me personazh Don Kishotin që luftonte me mullinjtë e erës. Trajneri i të kuqve e nis konferencën për shtyp në prag të sfidës së fundit ndaj Bylisit pikërisht me akuzat ndaj gjyqtarëve. “Ka qenë një javë aq e vështirë. Jo vetëm në këtë ndeshje, jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë, më vjen një e-mail dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do ta hapë gojën. Është e vështirë, nuk është një rast i izoluar, sepse, të jetë një, është normale, njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy here kështu në karrierë, duke humbur titullin. Nëse nuk do të ishte Jorgji do të ishte një tjetër. Në katër ndeshjet e fundit, tri herë na ka gjykuar Hamiti. Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do ta kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do të ishte skëterrë për mendimin tim”, nënvizoi ai. Tekniku foli edhe për mungesat. “Hasani dhe Junior janë jashtë për shkak dëmtimi. Belica dhe Broja mungojnë për shkak kartonësh. Do të shkojnë të bëjmë më të mirën. Sigurisht nuk do të pretendojmë të luftojmë me mullinjtë e erës, sepse gjithçka është e mbyllur. Do të respektojmë kampionatin, veten. Nëse themi se do pretendojmë edhe këtë javë për titullin, do të ishte një utopi, sikur të luftonim me mullinjtë e erës. Nuk na lanë deri tani, s’kanë si do na lënë për ndeshjen e fundit”, shtoi Daja. Në fund edhe një detaj në lidhje me arbitrat. “Kampionati le të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull, por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, janë vendime të vendosura më parë.

Bylis-Partizani, barazimi nuk i bën punë askujt

Thonë që shpresa vdes e fundit dhe me këtë “moto” do të zbresin në fushë Bylis e Partizani në javën përmbyllëse të sezonit 2020-2021. Objektivat janë të ndryshëm, ballshiotët kërkojnë të evitojnë rënien e menjëhershme, ndërsa të kuqtë kanë ende një rreze të vogël drite në rrugën e titullit. Asgjë nuk varet nga Bylisi e Partizani, sepse mallakastriotët për të shkuar në “play-out” duhet që Kastrioti të ndalet ndaj Kukësit që tashmë duket se është më pushime prej ditësh, dhe natyrisht të fitojë ndeshjen me Partizanin, ndërkohë që demat për t’u shpallur kampion, duhet fillimisht të fitojnë ndaj Bylisit, dhe të shpresojnë në ndalesën e Teutës ndaj Apolonisë dhe të Vllaznisë ndaj Laçit, ekuacioni nuk është i thjeshtë, sepse duhet që dy skuadra të bllokohen në 90-minutëshin e fundit, megjithatë futbolli na ka mësuar edhe me tituj të fituar edhe kur askush nuk e pret. Trajneri Ilir Daja ka disa mungesa kryesore në këtë transfertë, ku jashtë janë Broja e Belica të pezulluar dhe Stenio Junior e Jasir Asani të dëmtuar. Në këtë mënyrë me 4 titullarë jashtë teknikut i duhet të improvizojë edhe pse nuk do të jetë e thjeshtë. Në anën tjetër Dovedan i cili në sfidën ndaj Kastriotit la jashtë kapitenin Ymeralilaj po ashtu si dhe një nga më të mirët Edison Ndrecën, nuk ka Nebihun e pezulluar. Ymeralilaj me shumë gjasa sërish do të jetë në stol, teksa Ndreca mund të konsiderohet i larguar. Do të provojmë deri në fund deklaroi tekniku serbo-boshnjak, megjithatë maksimumi në këtë ndeshje mund të mos jetë i mjaftueshëm për Bylisin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here