Google search engine
Home Politike ‘Fundoset’ partia e Ilir Metës/ SPAK i kërkon policise të arrestojë kandidatin...

‘Fundoset’ partia e Ilir Metës/ SPAK i kërkon policise të arrestojë kandidatin për deputet të LSI-së në Tiranë

0
301

SPAK i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Policisë së Shtetit përmes së cilës i kërkon arrestimin e kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Etjon Jokës.

Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Etjon Jokës për heqjen e masës ‘Arrest me burg’. Ai akuzohet për shit-blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit.

Si u zbulua blerja e votave?

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka u shfaq në një video teksa i jepte 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here