Google search engine
Home Politike “Kujt i prishi punë ajo vrasje”, Fatos Klosi zbulon detajet e forta:...

“Kujt i prishi punë ajo vrasje”, Fatos Klosi zbulon detajet e forta: Ja çfarë më tha Azem Hajdari një javë para se ta vrisnin

0
231

Ish-kreu i SHISH-it Fatos Klosi tha u shpreh se SHISH-i e informoi Azem Hajdarin se donin ta vrisnin, por ai i tha se e ndjen veten të sigurt dhe se i kishte marrë masat e po ruhej.

“Vrasja e Azem Hajdarit nga ata që e bënë pretendohej si një hakmarrje dhe atje po nuk e the që u hakmore ti është njësoj sikur nuk e ke bërë. Atëherë thuhej hapur. Ne e patëm lajmëruar Ministrinë e Brendshme dhe ata e thirrën Azem Hajdarin. Madje Azemi mua më lavdëroi një javë para vdekjes dhe më tha: “Shërbimi informativ më ka informuar, por unë e ndiej veten të sigurt se jam me popullit tim.” Dhe përgjigjja që i dha ministrit të Brendshëm ishte: “Po i kam marrë masat, unë ruhem!” Azem Hajdari ishte një figurë e rëndësishme dhe nuk u zgjodh kot të vritej. Shteti e kishte detyrim ta ruante. Kujt i prishi punë ajo vrasje? Natyrisht qeverisë, asaj që kishte për detyrë të ruante rendin në Shqipëri. Si mund ta bënte SHISH? Ç’punë kishte? Për hatër të kujt? Vrasja e Hajdarit i ngatërroi shumë ujërat në Shqipëri. Por mbase ishte vrasje e thjeshtë, u bë për motive të thjeshta, por u shfrytëzua rëndë dhe e turbulloi vendin për shumë kohë. Vrasja e tij nuk është harruar, por kujtohet sa herë që u duhet atyre që e kujtojnë. Ka qenë ngjarje e rëndë, por të gjitha argumentet të çojnë në pyetjen se kush përfitoi nga kjo vrasje. Dhe del e qartë kush ishte mbrapa kësaj vrasjeje. Jo që e bëri vrasjen, por që ndihmoi, e mbështeti”, tha Klosi për Dritare TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here