Google search engine
Home Politike “Si ta provojmë që 300 vetë shitën votën?!”/ Plas keq sherri mes...

“Si ta provojmë që 300 vetë shitën votën?!”/ Plas keq sherri mes Rusmajlit dhe Brahos në KAS: S’mund të presim çdo dru që është në pyll!

0
304

Me debate të ashpra u shoqërua sot mbledhja në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Përfaqësuesi i PS-së, Ilir Rusmajli u përplas me përfaqësuesit e PD-së, Ledio Brahon.

Rusmajli pasoi fjalën e avokatit të PD, Marash Logu i cili kërkoi verifikimin e të dhënave për 300 emrat që sipas demokratëve kanë votuar në këmbim të 100-300 eurove. Por për anëtarin e PS, kjo nuk mund të vërtetohet, pasi edhe po u verifikua, shkelet mbrojtja e të dhënave personale të votuesit.

Debatet në KAS:

Ilir Rusmajli (PS): Nëse ne hetojmë dhe na rezulton se 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje, ne provojmë vetëm faktin që 300 veta kanë marrë pjesë në zgjedhje. Nëse futemi dhe hetojmë që 300 anëtarë kanë qenë pjesë e Komisioneve Zgjedhore, ne provojmë vetëm që ata kanë qenë anëtarë të Komisioneve Zgjedhore. Si na çon prova të provimi i kërkimit të akuzës që këta kanë blerë apo kanë shitur vota. Ne duhet të kujdesemi edhe për ekonominë e hetimit administrativ. Ne nuk mund të futemi në pyll dhe të presim çdo dru që ka pylli. Ne duhet të qëmtojmë vetëm ato që i shërbejnë objektit të hetimit. Pyetja e dytë për administratën, këtë historinë e votuesve KQZ e ka rrahur në çdo palë zgjedhje. Gjithmonë kanë ardhur kërkesa që palët, partitë, kërkojnë listën e votuesve dhe në dijeninë time kjo gjë është refuzuar gjithmonë me arsyetimin se mbrohet nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse zgjedhësit votojnë ose jo është e dhënë personale sensitive.

Ledio Braho (PD): Nuk po kërkojmë lista zgjedhësish, ne thjesht po kërkojmë nëse X numër personash kanë votuar apo jo. Ndaj pyeta: A mundet administrata të konfirmojë nëse janë votues? Këto janë emra që janë bërë publik dhe që kanë marrë pagesë mesa thotë z.Logu, këtu nuk ka ndonjë të dhënë personale nëse emrat janë bërë publik. Duke qenë se bëhet fjalë për 300 persona dhe mandati ka lëvizur për 150 vota mund të jetë relevante. Nuk po kërkojmë as të dimë për kë kanë votuar, të bëjmë patronazhistin, thjesht duam të dimë nëse kanë votuar apo jo.

Ilir Rusmajli (PS): E dhëna personale që mbrohet është firma e personave, apo është fakti që ata kanë marrë pjesë në votim. Në kuptimin tim ka qenë gjithmonë, e dhënë personale është pjesëmarrja ose mospjesëmarrje në votim. Për këtë arsye nuk jepej lista që të mos identifikohej qëndrimi politik i personave, jo të mos kopjohej firma e tyre.

Ledio Braho (PD): Unë nuk besoj se sekretari i përgjithshëm është interpretuesi i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Mund të ishte komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ilir Rusmajli (PS): Unë iu referova eksperiencës së KQZ, mos bëjmë debat kot.

Ledio Braho (PD): Nuk është punë eksperience KQZ-je është interpretim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here