Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Matthew Palmer në një intervistë të dhënë për VOA ka folur edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zoti Palmer është shprehur se të dy shtetet ballkanike duhet që t’i rikthehen procesit të dialogut, në mënyrë që ë gjendet një zgjidhje për të gjitha ato çështje të cilat kanë mbetur të pazgjidhura dhe që ndalojnë në arritjen e përfundimit të procesit. Zoti Palmer i cili mban edhe postin e Përfaqësuesit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ka folur mbi rëndësinë e marrëveshjes mes dy vendeve, marrëveshje që sipas tij do të ketë përfundim vetëm me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka konsideruar retorikën mes liderëve të Ballkanit si një retorikë të ashpër dhe të nxehtë. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të dialogojnë për të gjitha këto çështje. Gjithmonë ka shumë retorika të nxehta në Ballkanin Perëndimor, dhe ato kane qenë sfondi i dialogut për një kohë të gjatë. Është e rëndësishme që palët të kthehen në dialog, të diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke”, është shprehur ai.
Qëndrimi amerikan
Ndihmës Sekretari amerikan Palmer, sqaroi gjithashtu se për Shtetet e Bashkuara është i rëndësishëm fakti që marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit gjatë procesit të deritanishëm të dialogut, të zbatohen. Ai vuri në dukje faktin se ata janë në kontakt të rregullt me ??liderët politikë në Prishtinë dhe Beograd, për t’i ftuar të dy palët për të biseduar, për të punuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut dhe për të theksuar vlerën e normalizimit të marrëdhënieve për Kosovën dhe Serbinë në të gjitha nivelet. Një nga marrëveshjet pa dyshim që është ajo e nënshkruar në Washington nën drejtimin e presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka bërë me dije se kjo është vetmja mënyrë për integrimin evropian të këtyre dy shteteve. “Ne jemi në kontakt të rregullt me liderët politikë në Beograd dhe Prishtinë, ne ftojmë të dy palët të bisedojnë, ne punojmë për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut, dhe ne vazhdimisht dhe në të gjitha nivelet theksojmë vlerën e normalizimit të marrëdhënieve për Serbinë dhe Kosovën. Është një rrugë drejt një të ardhmeje evropiane që aspirojnë të dy vendet”, ka thënë ai. Palmer ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara kundrejt drejtimit të dialogut nga Brukseli. “Ky proces drejtohet mirë dhe me kompetencë nga Miroslav Lajçak, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”, bëri me dije zyrtari i lartë amerikan. Gjatë intervistës, Palmer është pyetur në lidhje me seriozitetin dhe sinqeritetin e qëllimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për integrimin e shtetit të clin ai drejton në unionin evropian. Palmer është përgjigjur se ai mendon se presidenti Vuçiç është absolutisht serioz në atë qëllim dhe se ai do të dëshironte që Serbia të përparonte në rrugën evropiane. “Është vizioni i tij për të ardhmen e shtetit serb, është vizioni i publikut serb, në një masë më të madhe, dhe kështu e shohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ardhmen e Serbisë. Ne jemi duke punuar ngushtë me Serbinë si një partner dhe mik për ta ndihmuar në zbatimin e ndryshimeve të nevojshme që një gjë e tillë të jetë e kapshme dhe e arritshme”, përfundoi Palmer.



































![palmer]](https://urbanlajme.net/wp-content/uploads/2021/05/palmer.jpg)







