Pas operacionit në Vlorë, ku në prngat e policisë ranë tre persona pasi po tentonin të trafikonin 577 kg lëndë narkotike kanabis drejt Italisë.
Sipas burimeve policore të arrestuarit janë identifikuar si M. Begaj, 43 vjeç E. Mukaj, 34 vjeç, H. Mucaj, 27 vjeç.
Ata u ndoqën për disa orë nga deti dhe nga toka, por nuk ia dolën t’i shpëtonin prangave të policisë.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni i koduar “Karaburuni” u finalizua nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.







































