Google search engine
Home Aktualitet Momenti kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të PD-së së këtij...

Momenti kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të PD-së së këtij qyteti, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

0
235

Del video e momentit kur hidhet tritoli në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në Shijak. Një person shihet duke u afruar pranë banesës e më pas duke hedhur lëndën plasëse, përpara se të largohet me vrap.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të shkaktuara në ballkonin e banesës ku jetonin 12 persona. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se djali i vogël i familjes Vora, 16 vjeç, të ketë pasur një konflikt me bashkëmoshatarë të tij, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here