Google search engine
Home Aktualitet “Më qëlluan në kokë”/ Grabitësit i hynë në shtëpi dhe e dhunuan,...

“Më qëlluan në kokë”/ Grabitësit i hynë në shtëpi dhe e dhunuan, kryefamiljari tregon detajet tronditëse teksa gruan e ka në gjendje të rëndë në spital

0
255

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Gjatë natës në fshatin Spiten, persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e shtetasit Gjergj Doçi për të vjedhur. Pasi janë hasur në rezistencë, grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij, shtetasen Vitore Doçi, 47-vjeçe. Çifti i bashkëshortëve Gjergj e Vitore Doçi, kanë përfunduar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.

“30 minuta pasi jemi ulur të flemë, dëgjuam zhurma në banesë dhe mendova se ishin vajzat. Sa u ula në katin e parë të banesës u përballa me dy persona të maskuar dhe të armatosur. Një prej tyre më ka goditur disa herë”., rrëfen kryefamiljari Gjergj Doçi.

Gruaja e tij 47-vjeçare është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

61-vjeçari tha se pas tij në katin e parë të banesës ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar po kështu nga grabitësit dhe ka marrë dëmtime më të mëdha.

“Unë humba ndjenjat, rashë përtokë nga goditjet. Kur u përmenda më goditën përsëri. Pak minuta pas meje ka zbritur dhe bashkëshortja, e cila është qëlluar në kokë dhe brinjë. Është dëmtuar më rëndë. Autorët morën telefona e çfarë gjetën. Më pas kam lajmëruar policinë dhe kemi ardhur në spital”, tregoi Gjergj Doçi.

61-vjeçari ka të qepura në kokë dhe dhimbje në brinjë, ku dyshohet se ka thyerje. “Njëri kishte armë, tjetri kishte një hekur dorezë se di, me atë më qëlloi”, tregon kryefamiljari.

Grupi hetimor ka gjetur dy gjurmë gishtërinjsh në shtëpinë dy-katëshe dhe sende të tjera që mund të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Për grabitjen janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here