Arrestimet e shumta të spiunëve rusë kudo në botë dhe veprimet e fundit të shërbimeve të inteligjencës ruse, kanë ngritur vigjilencën e shteteve e cila në fakt kurrë nuk ka qenë e ulët në këtë drejtim. Së fundmi edhe Britani e Madhe ka bërë me dije se e sheh shtetin rus si kërcënimin numër një. Kjo deklaratë është dhënë nga Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace në një intervistë për të përditshmen britanike “The Telegraph”. Zoti Wallace i është referuar edhe provokimeve të anijeve ushtarake ruse, të cilat kohëve të fundit kishin lundruar afër ujërave territorial britanike. Deklarata e dhënë nga Sekretari i Mbrojtjes zbuloi se një nëndetëse u pikas në Detin Irlandez në fund të vitit të kaluar ndërsa ai akuzoi Rusinë për dërgimin rregullisht të anijeve në Britani. Bëhet e ditur se anijet e pikasura ishin spiune, anija Viktor Lenov e cila mbështetej nga ajo Sergey Osipov. Anijet spiune ruse ishte pikasur rreth 50 kilometra larg Raf Lossiemouthit, ku gjendet selia e Flotës britanike të Aeroplanëve spiunë detarë P-8 Poseidon. Ai tha se ujërat e Mbretërisë së Bashkuar ishin vizituar rregullisht nga anijet ruse dhe tha se Moska kishte kryer një numër operacionesh, qëllimisht në Britani. Ai tha se të paktën shtatë anije detare ruse dhe një nëndetëse u pikasën në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, dhe një tjetër 26 anije dhe një nëndetëse në vitin 2020. Që nga viti 2013, ka pasur të paktën 150 raste të objekteve detare ruse të zbuluara nga Britania. “Ne kemi provuar të ulin përshkallëzimin e situatës, kemi provuar disa metoda për të arritur një qëllim të tillë, por duke pasur parasysh çfarë është duke ndodhur dhe për sa kohë që Rusia nuk po ndryshon qëndrimet e saj, është tepër e vështirë të kuptojmë se ku të na çojë e gjitha kjo”, u shpreh Wallace. Krahas akuzave kundrejt Rusisë, ministri i Mbrojtjes së Britanisë deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një forcë ushtarake globale në gjendje të projektojë atë fuqi mijëra milje nga shtëpia. Ai ka sqaruar se edhe pse britania është tashmë jashtë Bashkimit Europian, ajo sërish mund të forcojë aleancat e saj të vjetra. Vlen të cekët se 24 orë para deklaratës së sekretarit të Mbrojtjes, kreu i Komandës Strategjike Britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, kishte ngritur shqetësimet se Britania e Madhe i kishte zvogëluar aktivitetet e saja mbrojtëse në fund të Luftës së Ftohtë. Në kuadër të ngritjes së shqetësimeve për sigurinë, gjenerali Sanders, paralajmëroj se niveli i sulmeve kibernetike dhe të spiunazhit kundër shteteve Perëndimore është duke u rritur.
Rusia po armatoset nga Gjermania
Revista gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një artikull ku pretendohej Shërbimi rus i Sigurisë i njohur si FSB është duke blerë armatime gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit. Sipas “DFer Spiegel” një operacion i tillë është duke u zhvilluar ndërkohë që FSB është fshehur pas një kompanie dhe blerja e armatimeve janë duke u blerë në emër të kësaj kompanie. Revista sqaron se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë dhe se atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizonit për programin e raketave të presidentit rus Vladimir Putin. Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë, në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. DË raporton se personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i FSB-së. Revista gjermane thotë se, një ndërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.
Nga të dhënat, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake.








































