Bëhet me dije se pesë inspektorë të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë janë pushuar nga puna. Mësohet se inspektorët, identitetet e të cilëve nuk dihen ende, lejonin ndërtimet pa leje, pa kriter. Inspektorët janë kapur në shkelje në mënyrë të përsëritur.
Ata lejonin ndërtime pa leje në Ksamil, dhe në këmbim merrnin shpërblime nga biznesmenët dhe ta që ndërtonin. Ky është aksioni i dytë që bëhet për arrestimet e inspektorëve që lejojnë ndërtime në zonat e bregdetit, pa thirrjes së fortë të kryeministrit Rama.
Vetë kreu i Qeverisë, kërkoi nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje dhe shtoi se me ndryshimet ligjore shkelësit rrezikojnë burg.





































