Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me arrestimin e gazetarit Roman Protasevich, nga Bjellorusia. Në një postim në Tëitter, Von der Leyen shkruan se sjella e egër dhe e paligjshme e rrëmbimit të gazetarit do të ketë pasoja dhe sanksione.
“Sjellja e egër dhe e paligjshme e regjimit në Bjellorusi do të ketë pasoja. Ata që janë përgjegjës për rrëmbimin e Ryanair duhet të sanksionohen. Gazetari Roman Protasevich duhet të lirohet menjëherë. EUCO (Këshilli Evropian) do të diskutojë nesër veprimet për të ndërmarrë”, shkroi Von der Leyen.







































