Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga Elbasani, ku u gjet i pajetë një person.
Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është Ramadan Kupi, 67 vjeç. Nga raportimet e para u tha se personi në fjalë mund të ishte vrarë dhe hedhur në rrugë, pranë lagjes “Virasion Xhuvani”.
Por ngjarja ka marrë një kthesë tjetër, ku dyshohet se 67-vjeçari ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga pallati ku jetonte.
Mësohet se Kupi jetonte i vetëm, ndonse nuk dihet ende se çfarë e kanë çuar të moshuarin në këtë akt të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








































