Google search engine
Home Aktualitet Vrasja në Shkodër, merret në mbrojtje 15-vjeçari i përfshirë në ngjarje, pritet...

Vrasja në Shkodër, merret në mbrojtje 15-vjeçari i përfshirë në ngjarje, pritet të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

0
299

Dëshmitari kryesor i vrasjes së 32-vjeçarit E. Mustafa që tronditi Shkodrën disa ditë më parë, është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. I mituri dhe familjarët e tij do të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shkodrës deri në identifikimin e gjurmëve të autorit të krimit. Ndërsa mësohet se, tashmë kanë nisur procedurat për dhënien e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë për 15-vjeçarin. Mësohet se ky i fundit, për shkak të moshës së vogël, nuk është izoluar në burg, por do mbahet në një qendër paraburgimi, që ka si synim rehabilitimin e të miturve që përfshihen në krime. 15-vjeçari është njeriu kryesor që ka parë nga afër vrasjen e E. Mustafës, vrasje e cila sipas dëshmitarit është kryer nga Ibrahim Lici. Sakaq theksojmë se, viktima është larguar nga banesa mbrëmjen e 15 majit 2021, rreth orës 22:00. Plot 24 orë më pas bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim në polici se 32-vjeçari ishte zhdukur. Lici është një emër jo pak i njohur në valën e vrasjeve mes bandave prodhuar në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë. E për këtë arsye ngjarja e rëndë po hetohet, referuar përplasjeve të ndodhura ndër vite mes fiseve Lici, Bilali, e Bajri në Shkodër, ku në këto dy të fundit viktima njihej si pjesëtar i grupit. Trupi i Mustafës u gjend i pajetë në zonën e Livadheve në Shkodër, në anë të një shkurreje, i ekzekutuar me 6 plumba dhe i mbuluar nga balta. I riu, baba i tre fëmijëve, u ekzekutua në mënyrë makabre, ku është qëlluar me 1 plumb në gojë, 2 në kokë dhe 3 në gjoks. Nga këqyrja e trupit dyshohet se fillimisht ai është dhunuar dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Ai nuk është një emër i panjohur në Shkodër pasi akuzohet për përfshirje në grupet kriminale të qytetit. Gjithashtu, ai ka qenë i arrestuar më parë pas një operacioni të Policisë së Shkodrës, ku është sekuestruar një arsenal i madh armësh. Në këtë operacion Mustafa është vënë në pranga së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të A. Bilalit. Ndërsa ka qenë i dënuar më parë për plagosje dhe i arrestuar për fajde dhe grabitje. 
Dëshmia e 15-vjeçarit para hetuesve
Në dëshminë e dhënë para hetuesve 15-vjeçari i arrestuar, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mustafës ka rrëfyer momentin e ekzekutimit të 32-vjeçarit, ndërsa ka identifikuar si vrasës Ibrahim Licin. I riu ka deklaruar para prokurorëve se kishte mbjellë 150 rrënjë hashashi tek vendi i quajtur “Gropat e ekskavatorit”, në zonën e Livadheve dhe i kishte kërkuar viktimës ta ndihmonte t’i çonte në shtëpi për t’i tharë. Në mbrëmje, ata janë nisur duke kaluar nga By Pass-i dhe sipas pretendimeve të të miturit Ibrahim Lici u ka dalë para dhe ka qëlluar direkt Mustafën, i cili ra përtokë menjëherë. 15-vjeçari pretendon se 32-vjeçari i ishte lutur për mëshirë, por Lici e ka qëlluar dy herë. Nga ky moment sipas tij autori, është larguar me motor. “Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që ti merrja t’i çonim te shtëpi për t’i tharë. Pas kësaj bisede u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00 u nismë për në Livadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e Bypass-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur “Gropa e ekskavatorit”, ku kisha hashashin. Aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë duke i thënë “aman mos më vrit pas Zotin se kam fëmijë”. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë “qofsh i xhenetit”. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here