Google search engine
Home Sport Dy kuqezinj dështojnë të ngjiten në Serie A, por Ndoji e Dermaku...

Dy kuqezinj dështojnë të ngjiten në Serie A, por Ndoji e Dermaku mbeten në planet e Rejës

0
217

Lojtarët e Kombëtares që luajnë në kampionatin italian po nxitojnë të përmirësojnë statistikat e tyre në planin individual, edhe pse në shumicën e kampionateve në këtë vend mbetet të luhet dhe një xhiro. Në tërësinë re tyre kuqezinjtë janë paraqitur mirë, por jo të gjithë i kanë realizuar objektivat sezonalë. Kështu, Berat Gjimshiti me Atalantën, që shkoi deri në finalen e Kupës së Italisë, apo dhe në çerekfinale të Champions, por edhe që siguroi zonën top-4 në renditjen e kampionatit, ka bërë një punë të mirë dhe mund të llogaritet si një prej lojtarëve më të mirë të Kombëtares që luajnë jashtë vendit. por ka të tjerë që nuk i kanë realizuar objektivat e dy prej tyre janë Kastriot Dermaku dhe Emanuele Ndoji, të cilët, pavarësisht objektivave të tyre për t’u ngjitur në Serie A me skuadrat respektive (Leçe dhe Breshia), mbetën sërish në serie B.

Dermaku dështon të rikthehet në Serie A, Leçe dështoi në gjysmëfinale

Kështu, pasi janë dhënë verdiktet në kampionatin e kategorisë së dytë në Itali, Kastriot Dermaku do të jetë i detyruar që të kalojë një tjetër sezon në Serinë B, pasi ekipi i tij nuk ia ka dalë në rrugëtimin për t’u kthyer shpejt në elitën e futbollit italian. Skuadra e Leçes, edhe pse e kishte nisur edicionin me pretendime për të mbyllur kampionatin me ngjitjen në Serinë A, është eliminuar sot në gjysmëfinalet e “play-off”, duke i lënë një vend në finale Venecias. Dermaku ishte kthyer përsëri titullar në javët e fundit pasi la pas dëmtimin me shpresën që të ndihmonte Leçen që të avanconte në “play-off” dhe të realizohej kthimi i shpejtë i klubit dhe i tij në Serinë A, të cilën ai e provoi me fanellën e Parmës. Por Leçe dështoi në sfidën ë dyfishtë ndaj Venecias, duke u mundur në transfertë në ndeshjen e parë me shifrat 1-0 e duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e kthimit sot, edhe pse e dominoi duelin. Kështu, Dermaku do të duhet të kënaqet me një tjetër vit në Serinë B, ashtu siç ndodhi më parë me Emanuele Ndojin e Etrit Berishën, të cilët panë skuadrat e tyre të mos arrijnë objektivin e ngjitjes. Janë tre lojtarë të përfaqësueses që nuk do të jenë në Serie A, por edhe Serie B ka cilësi dhe ata do të përpiqen të luajnë rregullisht. Në Serinë A mbeten Hysaj, Gjimshiti, Vrioni, Strakosha dhe Ismajli, të cilët vijojnë të jenë pjesë e skuadrave elitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here