Zbardhen të dhënat e pasurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Departamenti Amerikan i Shtetit, në përcaktimin e tij për ta shpallur “non grata” shprehet se ai përdori pushtetin për të pasuruar veten, për të pasuruar fëmijët dhe aleatët e tij politikë. Berisha e mohon një gjë të tillë. Në një intervistë televizive ai tha të enjten se ka vetëm një apartament, ndërsa sa i takon pasurisë së fëmijëve deklaroi se vajza e tij gati 1 milion euro i ka përfituar nga pagat në UNMIK. Gazeta po publikon të dhënat e ILDKP për periudhën kur Berisha ishte në qeveri, për të bërë transparencë se si kanë ndryshuar të ardhurat. Deklarimi i parë i Berishës është në vitin 2003, ku deklaron vetëm një banesë të fituar nga privatizimi dhe që nuk e zotëron të plotë atë, ndërsa në vitin 2005 Berisha merr pushtetin. Në vitin 2006, pasqyrohet ajo që deklaroi ish-kryeministri të enjten, ku vajza e tij ka deklaruar rreth 880 milionë lekë të vjetra të ardhura nga puna në UNMIK, ndërsa edhe djali i tij ka deklaruar shumë të ardhura. Gjatë vitit 2007 nuk është se ka ndonjë ndryshim, ndërsa në vitin 2008 duket se shifrat kanë nisur të lëvizin. Duhet theksuar se vetë Berisha dhe gruaja e tij përveç apartamentit dhe disa llogarive bankare, nuk kanë deklaruar pasuri tjetër, të vetmit që kanë deklaruar ndryshime në shifra janë fëmijët.
Deklarimet ndër vite
Në vitin 2008, zonja Argita Berisha deklaron: Emporiki Bank, 9.069 USD +11.227,41 euro; Chavy Chase Bank llogari, -570.88 USD; Llogari në UNFCU, -14077.09 USD dhe +2099.54 USD; Llogari në Raiffeisen Bank, +32 euro; Llogari në Intesa San Paolo, -94.538 lekë; Shitur makina Mitsubishi, 8200 euro; Shitur makina Mercedes A Class, 5.000 euro; Rroga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, 821.500 lekë; Të ardhura si avokate, 5.264.363 lekë; Dhënia me qera apartamenti, 900 euro/muaj; Dhënia me qera apartamenti, 1170 euro/muaj; Të ardhur nga mësimdhënia në Kosovë, 3 mijë euro në muaj; Repartation grant OKB, 9069 USD; Shlyer kredi, 138.019 euro. Ndërsa zoti Shkëlzen Berisha deklaron: Llogari në Intesa San Paolo Bank, 84.659 euro; Fitime si konsulent ligjor, 6930 lekë; Llogari rrjedhëse në Intesa San Paolo Bank, 14.767 lekë; Llogari në Banka e Kredisë, 460.497 lekë; Llogari bankare në Suedi, 6 mijë euro; Fitime nga ndërmjetësimi në shit-blerje, 82.882 euro; Ndërmjetësim në shitblerje si person fizik, 6930 euro. Ndërsa në vitin e fundit të pushtetit të qeverisë “Berisha”, pra në 2013, pranë ILDK ish-kryeministri ka deklaruar: Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si Kryeministër 1 570 742 lekë; Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 601 310 lekë;









































