Google search engine
Home Politike “Kemi prova dhe video që faktohen manipulimet e rënda të zgjedhjeve të...

“Kemi prova dhe video që faktohen manipulimet e rënda të zgjedhjeve të 25 Prillit”/ PS bie dakord për hapjen e kutive

0
247

Shqyrtohet nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ kërkesa e dytë ankimore e LSI-së për qarkun e Beratit në lidhje me numërimin e votave.

Përfaqësuesi i LSI-së shprehet se ka prova video ku faktohet manipulimi në zgjedhjet e 25 prillit që mund të çojnë në hapjen e kutive të votimit.

“Ato vota nuk mund të rrinë në 0, ne duam të hapim të gjitha votat, edhe ato të kandidatëve edhe për subjektet, të hapen e të rinumërohen. Do na duhej pak kohë por sa i referohemi tabelës, të mbështeteshim tek kjo tabelë dhe në vijim të vijohej në të gjithë qarkun Berat”, tha përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj.

Ndërkohë që në reagimin e tij, përfaqësuesi i PS-së në KAS, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e kërkuara por rezultati nuk ndryshon. Ai tha se nuk mund të hapen kutitë e të gjithë qarkut, sa kohë që kërkesa e LSI-së ka qenë e kufizuar.

“Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatin. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Për të hequr çdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara”, u shpreh Salianji.

Një ditë më parë KAS  vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë  të LSI-së.

KAS vendosi një ditë më parë se rezultati i votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës mbetet ai i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, KAS është mbledhur sot për të marrë vendim për rinumërimin e votave për Beratin dhe më pas do të vijojë ankimin për qarkun e Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here