Në Portin e Durrësit ditën e djeshme u bë e mundur sekuestrimi i 123 mijë paundëve, zbardhet dëshmia e të riut, Olsi Sefolli, i cili ishte drejtues i mjetit furgon që vinte nga Anglia.
Ai është shprehur se nuk mban përgjegjësi për atë që kanë brenda pakot, dhe ai bën vetëm transportin e tyre.
“Të japi llogari pronari që ka tre furgona. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Une paguhem me rrugë, nuk kam një rrogë fikse”, është shprehur ai.
21-vjeçari Sefolli, banues në Hamallaj, u arrestua pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Fillimisht u raportua se u sekuestruan 1 mln paund dhe se paratë i përkisnin një tjetër personi, por pas numërimit ka rezultuar se shuma e paund cash të gjetura në furgon ishte 123 mijë.







































