Google search engine
Home Politike Zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia Demokratike bën një tjetër lëvizje urgjente, nga...

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Partia Demokratike bën një tjetër lëvizje urgjente, nga SHISH te ministritë e bashkitë, çfarë do të ndodhë me 100 institucionet shtetërore. Zbardhet kërkesa

0
228

Partia Demokratike me anë të një njoftimi ka bërë me dije se në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, PD-ja ka kërkuar informacione nga 100 institucione shtetërore, për aktivitetin e bërë 4 muaj më parë.

Referuar burimeve pranë selisë së PD, bëhet me dije se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër muaj para zgjedhjeve.

Kjo kërkesë e PD vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione. Burime pranë PD-së shprehen se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë. Etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here