Mbrëmja e djeshme u mbyll me plot surpriza dhe muzikë në natën e parë të festivalit më të madh muzikor në Evropë, “Eurovision”.
Nga 16 shtete të cilat ishin pjesë e gjysmëfinales së parë, vetëm 10 shtete arritën të sigurojnë një vend në finalen e madhe ku do të përformojnë më datë 22, Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.
Sot do të zhvillohet mbrëmja e dytë e gjysmë finales në të cilën do të performojë Anxhela Persiteri, këngëtarja e cila po përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”.
Peristeri ka shkëlqyer gjatë provave disa ditë më parë dhe sot nuk kemi asnjë dyshim që ajo do të “ndezi” skenën me performancën, zërin dhe lookun e saj!
Me këngën “karma”, Anxhela do të pushtojë skenën e madhe të “Eurovisionit” nën tingujt e muzikës shqiptare. Anxhela do të dalë e 11-ta në radhë dhe nëse ajo kalon, atëherë do të jetë pjesë e finales.






































