Google search engine
Home Aktualitet Ushtarët amerikanë stërvitje në disa qytete, “Defender Europe 2021” hapet për publikun

Ushtarët amerikanë stërvitje në disa qytete, “Defender Europe 2021” hapet për publikun

0
290

Forcat ushtarake amerikane dhe shqiptare të stërvitjes “Defender Europe 2021”, do të rezervojnë ditë të hapura për qytetarët në disa qendra të ndryshme të vendit, përveç stërvitjeve në 7 baza të ndryshme. Qytetarët do të kenë mundësinë të njihen me aspekte të ndryshme të ushtrive shqiptare dhe amerikane dhe armatimet e Aleancës së madhe të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se ditët e hapura do të nisin nga Durrësi. Pikërisht më datë 20 maj, trupat shqiptare dhe amerikane do të jenë në sheshin “Taulantia”, në Durrës. Ndërsa më 21 maj dita e hapur do të zhvendoset në Lungomare në Vlorë. Më 23 maj “Defender Europe 2021” do të jetë në sytë e publikut në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ndërsa në datën në 25 maj trupat do të jenë në Kuçovë. Stërvitja “Defender 2021” me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet përgjatë të gjithë muajit maj deri në mesin e muajit qershorit. Shqipëria ofron 7 baza të ndryshme të saj për stërvitjen e rëndësishme të cilat janë në Bizë, Kuçovë, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr. Kujtojmë se 2 ditë më parë rreth 267 ushtarë amerikanë të Forcave Amerikane mbërritën në Shqipëri si pjesë e stërvitjes ushtarake dhe në javët në vazhdim priten mbi 2000 ushtarë të tjerë. Forcat e ardhura prej 267 ushtarëve iu bashkuan ekipit të forcës tokësore të stërvitjes që do të zhvillohet në Bizë. Stërvitja përfshin fushën ajrore, tokësore dhe detare. Në fushën detare stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë ku polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukatit ku ndodhet anija spitalore “PO” e mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi u godit nga ushtria britanike. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti. Këtë vit 28,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, nga Baltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here