Google search engine
Home Aktualitet “U rrëmbye më 14 maj dhe u torturua, plumbi në gojë fatal”/...

“U rrëmbye më 14 maj dhe u torturua, plumbi në gojë fatal”/ Artan Hoxha zbulon detajet e rënda të vrasjes së biznesmenit në Shkodër: Dihet se kush e ka ekzekutuar! Dy persona janë eliminuar në kurriz të tij, donin t’i nxirrnin…

0
240

Vrasja e Endri Mustafës tronditi Shkodrën, pasi 32-vjeçari u rrëmbye dhe u torturua më pas u ekzekutua duke u hedhur në zonën e Livadheve.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se ai është rrëmbyer me datë 14 maj, është torturuar dhe pasi është ekzekutuar me një plumb në gojë është qëlluar për disa herë të tjera.

Ai tha se rrëmbyesit kanë pasur për qëllim t’i nxjerrin informacion në lidhje me vendndodhjen e Asmer Bilalit, duke e lidhur ekzekutimin e Mustafës me sagën e vrasjeve të ndodhura në Shkodër.

“Dje dita nisi me lajmin e gjetjes së kufomës së ekzekutuar Endri Mustafa. Është babai i tre fëmijëve. Kjo është një ngjarje e rëndë që u eklipsua nga kapja e 400 kg kokainë. Ngjarja në Shkodër ka hapur një episod që nuk ishte mbyllur dhe prodhoi 11 të vrarë në Shkodër. Ai është gjetur në orën 09:00 dhe në Shkodër e dinë se kush vret në atë zonë. Ai ishte denoncuar i zhdukur që në datë 14.

Ai është një vend që ka shumë lëvizje. Personi në fjalë kishte një shoqatë që merret me gara me kuaj.  Personi njihet si shok i Asmer Bilalit. Dhe ky personazh është rrëmbyer në datën 14, është torturuar. Dhe në fund është ekzekutuar. Plumbi që i ka shkaktuar vdekjen është ai në gojë.

Para dy vitesh në zonën e Livadheve u vra një biznesmen, i cili edhe pse ishte vdekur e qëlluan. Grupet kriminale e bëjnë këtë kur duan të përgatisin vrasës të rinj që ai të mësohet të marrë jetë. Në rastin konkret person është marr dhe është torturuar për t’i nxjerrë informacion. Asmer Bilali ka dalë nga burgu por nuk dihet ku është. Dy persona janë vrarë në kurriz të tij”, u shpreh Artan Hoxha në Abc News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here