Google search engine
Home Aktualitet Teatri Metropol vjen së shpejti me “Dasma shqiptare”, me këngë e valle...

Teatri Metropol vjen së shpejti me “Dasma shqiptare”, me këngë e valle tradicionale të performuar nga ansambli “Tirana”

0
695

Teatri Metropol prezanton së shpejti “Dasma shqiptare”. Artistët e ansamblit folklorik “Tirana” do të sjellin me interpretimet e tyre dasmat shqiptare të veriut, Shqipërisë së mesme dhe jugut. Teatri shprehet se ky projekt ka për qëllim prezantimin e vlerave më të mira kombëtare nëpërmjet institucionit të dasmës, duke kombinuar me finesë dhe një qasje totalisht moderne vizuale, ritualet e dasmave shqiptare me këngë e valle tradicionale, të performuar nga ansambli folklorik “Tirana”. Projekti “Dasma shqiptare” ku në qendër të tij është identifikimi i 3 riteve martesore të trevave kryesore të Shqipërisë, si “Dasma e Veriut”, “Dasma e Jugut” dhe “Dasma e Shqipërisë së mesme”, qëllimi ishte krijimi i tre shfaqjeve filmike në një album/film që dokumenton ritualet, traditat, kostumet dhe repertorin e këngëve dhe valleve të trevave të Shqipërisë së mesme, jugut dhe veriut. Materiali, përveç shfaqjeve filmike në rrjetet sociale, RTSH dhe festivale, do të përshtatet dhe për shfaqje “live” të repertorit të ansamblit folklorik “Tirana”. Tre shfaqje të veçanta filmike janë regjistruar në studio televizive dhe një spektakël që kombinon të treja do të shfaqet “live” si pjesë e repertorit të ansamblit “Tirana”, si brenda godinës së institucionit, ashtu edhe në ambiente të hapura në terren. “Dasma shqiptare” është produksion i teatrit Metropol, një projekt audio-vizual, i cili bën bashkë artistët e talentuar të ansamblit folklorik “Tirana” me studiues, regjisorë, aktorë, muzikantë popullorë, dizajnerë të kualifikuar, teknikë dhe kostumografë, për të sjellë një produkt përfundimtar, i cili do të transmetohet online në rrjete sociale dhe televizion, por dhe si pjesë e repertorit “live” të ansamblit Tirana.

Rreth 60 artistë për projektin

Ky projekt vjen në vijim dhe të atyre që janë zhvilluar më parë me artistët e ansamblit folklorik “Tirana”. Për “Dasma shqiptare” janë rreth 60 artistë që kanë marrë pjesë në realizim, si aktorë, valltarë dhe valltare, instrumentistë, etj. Ansambli folklorik “Tirana” është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga një traditë e gjatë e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim artistësh, që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e Mesme, repertori kryesor i ansamblit folklorik “Tirana” është i pasur dhe përfshin të gjithë traditat muzikore të mbarë Shqipërisë. Ansambli “Tirana” është i vetmi entitet gjithëpërfshirës i këtij lloji në rajon dhe një aset i rëndësishëm kulturor për kryeqytetin. Ansambli “Tirana” është një laborator, ku ndërthuren se bashku brezi i vjetër i artistëve me të rinjtë. Ansambli ka në përbërjen e tij koorepetitor, valltarë, orkestrantë dhe këngëtarë. Në repertorin e këtij ansambli përfshihen një grup vallesh, një seksion instrumental, dhe një regjistër të solistëve dhe këngëtarë ansamblit. Shfaqjet e ansamblit përfshijnë lloje të ndryshme të kostumeve nga krahina të ndryshme të vendit, si dhe instrumente të veçanta muzikore që janë bërë nga ana e instrumentistëve tradicionale. Ansambli “Tirana” është fitues dhe i çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky ansambël zhvillon koncerte të ndryshme në Tiranë, por merr pjesë edhe në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare të folklorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here