Gjatë ditës së djeshme u shënuan të shtëna me armë zjarri, mes Policisë dhe një 29 vjeçari Greseld. Sh, i cili mbeti i plagosur gjatë në një aksion policor në Fier.
Bëhet me dije se është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë.
Plumbi me të cilën e qëlluan punonjësit e Policisë, e ka prekur të riun në shpatull, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore, e duke i shkaktuar paralizë të pjesshme në zonën e poshtme të trupit.
Shpataraku, pas ekzaminimeve në Fier dhe ndërhyrjes së kryer, është nisur në Tiranë, pasi plumbi i mbetur në pjesën shtyllës kurrizore e ka dëmtuar këtë të fundit dhe nuk i lejon lëvizjen.
29-vjeçari u qëllua pasi sipas Policisë në momentin e aksionit, ai drejtoi armën ndaj efektivëve.
Ndërkohë SHÇBA nga ana e saj ka nisur hetimet për efektivët që qëlluan në drejtim të të riut.





































