Google search engine
Home Aktualitet “Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar”/ Anila Hoxha nxjerr detajet nga operacioni...

“Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar”/ Anila Hoxha nxjerr detajet nga operacioni i bujshëm policor

0
224

Gazetarja Anila Hoxha komentoi në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës ajo shqiptare dhe italiane me DEA amerikane, ku edhe u kapën 400 kg kokainë.

Sipas gazetres Hoxha, fillimisht informacioni për këtë operacion ishte tepër i rezervuar, ndërsa shtoi po kryhen ende kontrolle.

“Informacioni fillimisht ishte tepër i rezervuar. Duhet të kemi parasysh që edhe aktualisht ky operacion vazhdon dhe po kryhen disa kontrolle. Është e konfirmuar që tashmë Shqipëria po përdoret rëndom nga trafikantët e Amerikës Latine. Tani jemi mes më të mirëve trafikantë.

Trafikantë të rëndësishëm kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta. Ne jemi vend burimi për kanabisin, e përmbysim Europën me kanabis. Nga ana tjetër trafikantët dorëzojnë kanabis dhe marrin heroinë për të furnizuar sërish tregun. E rëndësishme është që ndërkombëtarët po arrijnë të kenë deri diku besim sepse ne kemi pasur operacione ku të huajt nuk na kanë besuar”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here